Lajme

Isa Mustafa del kundër raportit të UNDP-së: Si mund të ketë këtë përkrahje kaq të madhe një qeveri që dy herë e shkeli Kushtetutën

05/31/2020 13:42
nga:Gazeta Blic

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka dalë kundër anketës së UNDP-së, sipas së cilës qytetarët janë të kënaqur me punën e qeverisë Kurti, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se si është e mundur që një qeveri e cila dy herë e shkeli Kushtetutën, të ketë tërë atë përkrahje.

“Nuk besoj, poashtu, që institucionet e bllokuara nga Covid-19, të cilat nuk mbajnë takime dhe aktualisht janë jofunksionale, marrin përkrahjen e mbi 3/4 të të anketuarëve me telefon nga UNDP për punën e mirë të tyre.
Këto mund të jenë simpati personale. Më së paku vlerësime!”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq
U mundova dje dhe sot të lexoj statistikat , sipas sugjerimeve të një ambasadori të një vendi shumë të respektuar, se ato flasin vet.

E pyeta veten, si mundet një qeveri ku për shkak të pandemisë kanë mbetur të punojnë edhe 5 ministra të LDK-së, e cila dy herë shkeli Kushtetutën, të ketë përkrahje të tillë. Një qeveri e cila shkarkon borde dhe e pranon publikisht se po i instalon partiakët e vet. Nuk më folën rezultatet.

Nuk besoj se duhet të shkelet Kushtetuta për ta fituar perceptimin nga qytetarët.

Nuk besoj, poashtu, që institucionet e bllokuara nga Covid-19, të cilat nuk mbajnë takime dhe aktualisht janë jofunksionale, marrin përkrahjen e mbi 3/4 të të anketuarëve me telefon nga UNDP për punën e mirë të tyre.
Këto mund të jenë simpati personale. Më së paku vlerësime!

Prandaj, po i kexoj por, që flasin nuk më flasin këto statistika! IM

Mustafa: Po, i kemi numrat

06/27/2020 18:46

Mustafa: Vënja e dialogut me Serbinë në kontekstin e Gjykatës Speciale, është e rrezikshme vetëm të mendohet e jo të ndodhë