Lajme

Isa Mustafa bën thirrje që të votohet një shqiptare në zgjedhjet e 26 majit në Belgjikë

05/16/2019 13:05
nga:L H

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një shkrimi në Facebook u ka bërë thirrje gjithë miqve të tij që ta votojnë Alketa Selimaj për deputete të Parlamentit Federal në zgjedhjet e 26 majit në Belgjikë, raporton Gazeta Blic.

Ka treguar se Selimaj është kandidate për deputete federale nga partia belge CDH në zgjedhjet e 26 majit.

“Alketa është nga të vetmet shqiptare kandidate për nivelin federal. Nga bashkëpunëtoret vlerësohet për aftësi, përvojë dhe dinamizëm për ta përfaqësuar denjësisht komunitetin shqiptar në Parlament e Belgjikës”, ka shkruar Mustafa./Gazeta Blic

Shkrimi i plotë i tij:

Të dashur miq që keni të drejtë vote në Belgjikë,
Ju ftoj miqësisht të votoni për Alketa Selimaj, nr 5, lista 5 CDH, për deputete të Parlamentit Federal në zgjedhjet e 26 majit në Belgjikë!
Alketa Selimaj është kandidate për deputete federale nga partia belge CDH në zgjedhjet e 26 majit 2019, në Belgjikë.
CDH – Qendra Demokratike Humaniste, është parti e qendrës së djathtë, anëtare e EPP-së, ku bën pjesë edhe LDK-ja.
Alketa është sekretare ndërkombëtare e të rinjëve në nivel evropian. Është themeluese e Shoqatës për Gratë Shqiptare në Bruksel “Albelges” dhe anëtare e disa shoqatave të tjera.
Alketa është nga të vetmet shqiptare kandidate për nivelin federal. Nga bashkëpunëtoret vlerësohet për aftesi, përvojë dhe dinamizëm për ta përfaqësuar denjësisht komunitetin shqiptar në Parlament e Belgjikës.
Me respekt, IM