BLIC.TV

Ironizon Konjufca: Kur më than se jam SHIK, ia nisa të dyshoj në vetvete

02/06/2019 21:46
nga:FL.B

Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca ka ironizuar me akuzat që i janë bërë nga ish-bashkëpartiaku i tij, Dardan Molliqaj i cili ka thënë se Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut dhe se këtë ky i fundi ia kishte pranuar Sali Salihut, shkruan GazetaBlic.

Ai në “BlicInterview me Astrit Gashin” si me ironi ka thënë se kur i ka dëgjuar këto akuza ka nisur të dyshojë në vetveten, pasi sipas tij, Molliqaj ka qenë ai i cili ka dashur ta bëjë Kryetar të Vetëvendosjes, derisa ka shtuar se, përmes tij e ka parë të rrugës ta eliminonte Albin Kurtin.

Në të vërtetë kur më ta që kam lidhje me SHIK-un, ia nisa edhe vetë të dyshoj në vetveten për arsye se thash me qenë se ky ka dashur të më bëjë Kryetar të Vetëvendosjes dhe përmes meje me e eliminu, Albin Kurtin, thash ndoshta kam qenë edhe SHIK –  kush e di!” – ka thënë Konujufca.

Theksojmë se Konjufca ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e deputeti të PSD-së, Dardan Molliqaj dhe ndaj tij pritet që nesër të ngrejë padi në Pallatin e Drejtësisë, për shpifje dhe fyerje.

/ © GazetaBlic /

08/24/2019 13:13

Sekretarja e AAK-së: Kamarieri i Sheshelit po e sulmon Haradinajn sepse ishte mur mbrojtës kundër ndarjes