Sporti

Ironizon Guardiola pas golit të anuluar nga VAR në fund të ndeshjes

08/18/2019 09:19
nga:Y Ramadani

I kishte ndodhur në Champions League, i ndodhi edhe në Premierligë.

VAR, që po përdoret për herë të parë këtë edicion në Premierligë, tani e ka goditur përsëri klubin anglez në “Etiham Stadium”, aty ku ndodhi drama e vërtetë në çerekfinale të Champions League në prill të këtij viti.

Në minutën e 92′, kur ndeshja ishte 2-2 mes Man City dhe Tottenham dhe ishin dhënë 4 minuta shtesë, sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus, shënoi gol të bukur dhe festoi si i çmendur bashkë me shokët e skuadrës, pasi po ia siguronte tri pikë dramatike kampionëve të Anglisë.

Por, Michael Oliver vendosi ta anulojë golin pas konsultimit me VAR, pasi Aymeric Laporte e kishte prekur topin me dorë para se të përfundojë në këmbët e Jesusit.