Sporti

Iran – Marok, 60 mijë tifozë do të jenë prezent në stadium

06/14/2018 15:50
nga:Lorik J

Rreth 60,000 spektatorë do të përcjellin ndeshjen Iran – Marok në stadiumin e Shën Petersburg, të premten.

“Nesër, Maroku do të luajë Iranin në fushën e Shën Petersburgut, sipas parashikimeve të ekspertëve të FIFA-s, presim deri në 60,000 spektatorë”, tha Zëvendësguvernatori Albin, përcjellë GazetaBlic

Albin shtoi se një mesatare prej 44,000 spektatorësh ishin prezent në ndeshjet vendase të Zenit St. Peterburgut në stadiumin e Shën Petersburgut që ka 67,000 ulëse sezonin e kaluar. Ky klub ka thyer  rekordet e frekuentimit në futbollin rus.

Ky stadium do të presë katër ndeshje të grupeve, një të raundit të 16, një gjysmë-finale dhe ndeshjen për vendin e tretë.

/GazetaBlic/

06/25/2018 17:29

Tifozët kroat “tërbojnë” serbët, iu djegin flamurin dhe thërrasin: Kosova, Kosova…