Lajme

Ipko Stacionet agrologjike – Higjiena Fushore – Sëmundjet

09/18/2020 15:19
nga:L I

Ditët me diell i shtuan punët në fushë, ndërsa aktivitetet bujqësore u bënë më intensive, duke filluar nga përgatitjet e sillazhit, ujitja e kulturave si speci dhe trangulli, si dhe vjeljet e frutave cilat ende po vazhdojnë.

Kjo javë solli mot të nxehtë, gjë që ndikon direkt në pjekjen e pemëve drufrutore dhe perimeve.

Te kultura e trangullit, koha është ideale për paraqitjen e sëmundjes së Fitoftoras, ndërsa të kulturat pemëtarë si molla (kultivarët veror), koha është e përshtatshme për vjelje.

IPKO – Stacionet Agrologjike gjatë ditëve në vijim kanë regjistruar të dhëna, që do t’ju ndihmonin fermerëve në punët për menagjimin e sëmundjeve:

Moti me diell, sidomos pas rënies së shiut ndikon në uljen e temperaturave. Perimet si, speci dhe trangulli po e vazhdojnë pjekjen, kështu që në rast të reshjeve duhet të kemi kujdes nga sëmundjet. Fermerët duhet të bëjnë spërkatjet kundër sëmundjeve si Fitoftora dhe Kalbëzimet.

Vjeljet tek pemët po vazhdojnë dhe do të bëhen edhe më intensive së shpejti, tek kulturat si molla, arra, lajthia, dardha etj. Te kultivarët e hershëm vjeljet kanë përfunduar, sidomos tek disa kultivarë të kumbullës dhe dardhës. Fermerët duhen të bëjnë parapërgatitjet e pemishteve për sezonin e dimrit: pastrimin e tyre, eliminimin e frutave të kalbura, mbetjeve sintetike, thyerjet mekanike në degë etj. Pasi që kjo lidhet ngushtë me shfaqjen e sëmundjeve të ndërlidhura me higjienën fushore, për më shumë informata duhet të konsultoheni me ekspertët e pemëtarisë, lavërtarisë dhe mbrojtjes së bimëve.

Për t’u regjistruar në shërbimin PA PAGESË të projektit Agro, ku do të pranoni mesazhe përmes SMS mbi kushtet agrologjike për kultura të ndryshme bujqësore, duhet të dërgoni e-mail në adresën [email protected] me këto të dhëna:

– Emri dhe mbiemri
– Kultura bujqësore
– Fshati/komuna
– Një koordinatë e tokës
– Numri i celularit (vetëm numra të IPKO-së)

Disa nga mesazhet qe fermerët kanë pranuar kohëve të fundit:

IPKO është plotësisht e përkushtuar që t'u ofrojë klientëve të saj produkte dhe shërbime superiore, të ofrojë një rrjet të qëndrueshëm, shumëllojshmëri zgjedhjesh dhe ofertash fantastike, të mbështetura nga një shërbim i shkëlqyeshëm i konsumatorëve për të thjeshtuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës.