Simone Inzaghi siguron se nuk ka frikë, vetëm shumë respekt për rivalët e Interit për Scudetto, Napoli dhe Atalanta.
Inter fitoi dje ndaj Lecces me rezultatin 0-4 për të marrë tre pikë tejet me rëndësi, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ne patëm një qasje të shkëlqyeshme ndaj lojës dhe e përgëzova ekipin për këtë, por nuk ishte e lehtë, pasi u kthyem në shtëpi të mërkurën në agim. Ne duhej të luanim pa Calhanoglu për shumë ndeshje këtë sezon, por Asllani ka bërë shumë mirë, nuk isha i sigurt nëse do ta startoja për ndeshjen e pestë radhazi, por vendosa të bëj rotacion”, tha Inzaghi.
“Napoli dhe Atalanta po bëjnë diçka të jashtëzakonshme, ashtu si edhe Interi”.
“Nuk ka frikë, vetëm shumë respekt për dy skuadra shumë të mira, që kanë trajnerë të mirë dhe luajnë futboll të mirë. Unë thashë në korrik se kjo do të ishte një garë e hapur për titull dhe kjo është ajo që po ndodh”, përfundoi Inzaghi.
/GazetaBlic Sport/