BLIC.TV

Investitori i kriptovalutave tregon sesi mund të tërhiqen të ardhurat

03/12/2021 21:48
nga:M K

Investitori i kriptovalutave, Granit Kadolli, ka shpalosur përvojën e tij me tregtinë digjitale.

Si mysafir në dokumentarin “Expose”, ai ka treguar edhe mënyrën sesi tërhiqen paratë, përcjell GazetaBlic.

Tutje, Kadolli tha se kjo formë e tregtisë është legjitime, prandaj edhe bankat nuk kanë arsye për ndalesa, përveç shumave të mëdha kuptohet, për të cilat besoj se kanë rregullore të veçanta.

“Pjesën e tërheqjes mund të bëhet përmes Kraken nga një exchange që bën IBAN transfer. Aty mund ta kthesh valutën Etherum ose BTC ne Fiat, pra në Dollarë. E hap një llogari në bankë USD e merr IBAN Transfer, dhe Swift ta gjenerojnë ata, forma është legjitime si për cdo transaksion që bëhet pë rata që blejnë në Kinë.

Momentin që ty të dalin paratë në përshkrim e shkruan që i ki prej përfitimit që i ke bo “trade”. Shumën e cakton, adresën, emrin e bankës, IBAN numri dhe S2ift Kodin që ta ofrojnë Bankat dhe dalin paratë. Nëse bankat komerciale nuk bëjnë ndalesa, aq sa kam dëgju unë, nuk bëjnë ndalesa sepse shumat kanë qenë 1000 – 2000 euro. Por për shuma të mëdha, me siguri ka naj rregullore të cilës duhet me iu përmbajt si përfitues”, tha Kadolli.

/GazetaBlic/