Lajme

Investimet marramendëse të Behgjet Pacollit, Ministrinë e Jashtme e bën si hotel (Video)

01/10/2018 19:52
nga:D.I

Në zyrë luksoze e ka shndërruar kabinetin e tij ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, raporton KTV.

Multimilioneri kosovar, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, që nga inkuadrimi në politikë, ka proklamuar se këtë e bën për të mirën e përgjithshme dhe jo për para.

Por, gati në pronë private e kanë shndërruar Ministrinë e Jashtme.

Por, në Zyrën e Pacollit kanë thënë se kjo nuk është e tëra dhe në kabinet të tij po kryhen ende punime, për të cilat ministri i Jashtëm ka dhënë donacion.

“Sa u përket punimeve që janë duke u kryer në Kabinetin e Ministrit, ne vetëm dëshirojmë të konfirmojmë se nga këto punime nuk është i prekur buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Meqenëse i gjithë ky renovim është donacion privat i zotit Pacolli, nuk ka pasur nevojë që të hapet tender”, ka thënë zyra për Media e MPJ-së. Ministria e Administratës Publike thotë se e ka miratuar këtë rinovim, ani pse nuk e di vlerën e as kush po i kryen punimet. KTV-ja ka mësuar se këto punime janë kryer nga kompania “Mabetex”, pronë e familjes Pacolli.

01/21/2018 17:47

Pacolli: Rugova është i papërsëritshëm