Lajme

Interpretimi i juristit: Seanca për mocionin më së largu duhet të mbahet të mërkurën, është çështje kushtetuese, e jo morale!

03/23/2020 20:26
nga:Gazeta Blic

Juristi Vigan Qorolli ka folur rreth debateve se a duhet të mbahet apo jo seanca për micionin e ngritur nga LDK, ndaj Qeverisë Kurti.

Ai ka shkruar se IKSHPK dhe coronavirusi po përdoren në betejën ndërmjet VV-së e LDK-së, raporton Gazeta Blic.

“Mbajtja e seancës, më së voni të mërkurën, është çështje kushtetuese, jo çështje moral”, ka shkruar ai.

Shënimi i plotë:

IKSHPK dhe madje coronavirusi po perdoren si mish per top ne betejen LDK vs. LVV!
Mbajtja e seances, me se voni te merkuren, eshte çeshtje kushtetuese, jo çeshtje morali.

Sipas logjikes se shendosh nuk mundet IKSHPK me ndalu mbajtjen e nje seance parlamentare dhe me e mbivendos veten ndaj Kushtetutes se Kosoves.

Arrestimi i Ramush Haradinajt - Vigan Qorolli

Nagavci: Nuk ka kushte të mbahet seancë për mocionin – Veliu ka dhënë dorëheqje

06/03/2020 21:38

Hashim Thaçi “provokon” Albin Kurtin: Sot, e futi “bishtin nën shalë”