Geek

Interneti do të fluturojë me dronë

05/03/2018 19:59
nga:P M

Dronët, kryesisht, njihen për xhirime të pamjeve impresive, por edhe inspektim të ndërtesave dhe infrasktrukturave. Dronët po shihen të përshtatshëm edhe për shfrytëzim të lidhjeve mobile të internetit për shërbimet e emergjencës.

Dronët do të përdoreshin për përforcimin e sinjalit të internetit në vendet rurale ku rrjeti është zakonisht i dobët. Shfrytëzimi i tyre, parashihet të ndimojë në efikasitetin e shërbimeve emergjente, në hapësirat ku sinjali i internetit që dërgohet nga stacioni fiks është frustrues, përcjellë Gazeta Blic.

Prandaj, është menduar ideja e lidhjes së stacionit transmetues me dronët.

Ideja e shfrytëzimit të këtyre dronëve është që në rastet emergjente, të mund të ofrojnë rrjetin 4G që do të mbulojë një rreze prej rreth 50 kilometrash.