Sporti

Interi vihet pas mesfushorit të Barcelonës

07/26/2019 18:34
nga:M K

Interi vazhdon edhe më tutje të mendojë për përforcime.

Skuadra zikaltër deri më tani ka qenë goxha aktive në tregun e transferimeve, derisa me ardhjen e Contes, padyshim se edhe emra të tjerë mund të zbarkojnë në Meazza, shkruan GazetaBlic.

Sipas mediave nga Apeninet, futbollisti i fundit që po lakohet për një kalim të mundshëm në qytetin e modës, është ish-lojtari i Juventusit, Arturo Vidal.

Ky i fundit nuk po arrin asesi të ambientohet, duke u bazuar edhe në konkurrencën e madhe me të cilën po përballet.

Gjithsesi, gjatë ditëve të ardhshme priten të reja sa i përket kësaj çështjeje, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual sa i përket këtij operacioni transferimi.

/GazetaBlic/

10/06/2019 22:49

Numërohen 100% të golave në “Meazza”, triumfon koalicioni Dybala – Higuain