Sporti

Interi synon mesfushorin e Fiorentinës

09/25/2018 10:21
nga:M K

Interi nuk e ka ndërmend të ndalet.

Zikaltërit pas gjashtë viteve mungesë, janë rikthyer në garën më të madhe për klube, Ligën e Kampionëve, andaj edhe përforcimet ishin më se të nevojshme, shkruan GazetaBlic.

Spalleti po synon edhe më tutje përforcime, në mënyrë që në mini-afatin kalimtar të Janarit, të krijoj fond të mjaftueshëm të lojtarëve për të garuar në të dy kompeticionet.

Kjo gjithmonë nëse arrin t’i kalojë grupet në Champions Ligë. Lojtari i rradhës nën radarin e 18 herë kampionëve italian është mesfushori fantastik i ‘Violas’, Jordan Veretout.

Klubi nga qyteti i modës ka kohë që po e pëcjellë lojtarin, kështu që mbetet të shihet ditëve të ardhshme nëse do të ketë lëvizje në këtë drejtim.

/GazetaBlic/

11/09/2019 19:54

Interi me rikthim senzacional, kryesues… të paktën deri nesër