Sporti

Interi synon brazilianin Helinho, për të cilin interesohet edhe Barcelona

05/23/2019 08:23
nga:M K

Interi po përgatitet për një merkato të “nxehtë”, përkundër se ende nuk e ka siguruar Ligën e Kampionëve.

Nëse shënojnë fitore ndaj Empolit në fundjavë, zikaltërit do ta siguronin kualifikimin për Champions, për të dytin vit me radhë, shkruan GazetaBlic.

Kjo do t’i ndihmonte tejmase para fillimit të edicionit të ri, pasi drejtuesit kanë premtuar përforcime të reja, në mënyrë që ta rivalizojnë Juventusin për titull në Serie A.

Lojtari i fundit për të cilin po interesohen është edhe Helinho i Sao Paolos, ku neroazzurët kanë dërguar skautë për ta përcjellur atë në takimin ndaj Bahias javën e kaluar.

Futbollisti në fjalë, tash e një kohë të gjatë po monitorohet edhe nga Barcelona, por që nuk pasur asgjë konkrete sa i përket negociatave.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar të verës.

/GazetaBlic/