Sporti

Interi s’është i vetëm, Leicesteri i hyn garës për Coutinhon

03/31/2020 19:50
nga:M K

Largimi i tij nga Barcelona është çështje javësh.

Braziliani Coutinho që nga tani duhet të mendojë për skuadrën e ardhshme, pasi te Barcelona nuk do të ketë vend, përcjell GazetaBlic.

Katalunasit ndërkaq synojnë shitjen e plotë të tij dhe jo huazimin, pasi kështu po ia humbin vlerën në treg, ku tani vështirë se ndonjë skuadër do të paguajë 100 milionë për të.

Blaugrana po dëshiron ta shfrytëzojë si kartë, për të arritur më lehtë te argjentinasi i Interit, Lautaro Martinez.

Megjithatë, Interi nuk është i vetëm në këtë garë. Leicesteri i ka “mprerë dhëmbët” për të bërë ndonjë transferim “boom”, ndërsa ka piketuar brazilianin 28 vjeçar, që do të synonte një rikthim eventual në Premier Ligë.

/GazetaBlic/

08/05/2020 23:35

Coutinho afër Arsenalit