Sporti

Interi nuk ka të ndalur, i futet garës për mbrojtësin e Chelseas

07/03/2020 08:00
nga:Mergim Rreci

Pas ardhjes së Achraf Hakimit, Interi ka hapur bisedime me Chelsea për të nënshkruar me Emerson Palmieri.

Hakimi më në fund iu bashkua Interit të enjten në një marrëveshje prej 45 milion € për t’u bërë krahu i duhur i zgjedhjes së parë për sezonin e ardhshëm.

Tani, Sky Sport Italia po raporton që Antonio Conte dëshiron që Emerson të jetë mbrojtësi i tij i majtë dhe për këtë arsye ka udhëzuar Nerazzurri që ta ndjekin atë, përcjell GazetaBlic.

Edhe pse ende nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare, transmetuesi konfirmon se Beneamata kanë filluar negociatat me Chelsea për 25-vjeçarin.

Ish-mbrojtësi i Romës ndoqi Conte në Stamford Bridge në Janar 2018 për 20 milion € fillestare.

Sidoqoftë, ai ka luajtur vetëm 53 herë në  dy sezone e gjysmë, duke mos arritur ta zhvendosë me të vërtetë Marcos Alonso si mbrojtës i majtë i Blues.

/GazetaBlic/