Sporti

Interi nuk e humb shpresën për Lukakun, pret dështimin e Juventusit

08/03/2019 09:04
nga:M K

Inter ende nuk është dorëzuar për transferimin e Romelu Lukakut.

Sipas ‘Corriere della Sera’, ‘Nerazzurri’ do të bëjnë një ofertë të fundit për Lukaku, gjatë ditës së hënë, në rast se Juve nuk mbyll më herët marrëveshjen me belgun.

Juventus po propozon një shkëmbim Dybala – Lukaku, por argjentinasi po hap telashe për ‘Zonjën e vjetër’, pasi ai nuk preferon një kalim në ‘Old Trafford’, të paktën pa biseduar me trajnerin Maurizio Sarri.

Agjenti i tij raportohet se kërkon 15 milionë euro, plus një pagë prej 12 milionë eurove në vit për lojtarin, shtuar edhe bonuset, përcjell lajmi.

Në anën tjetër, ofertat e Inter kanë arritur deri në 60 milionë euro, por nuk kanë bindur drejtuesit e United.

Skuadra ‘Zi kaltër’ do të tentojë edhe një herë për yllin belg, me shpresën që të mbyll gjithçka në ‘frymën e fundit’.

08/07/2019 19:16

Zyrtare: Interi arrin marrëveshje me Manchester United për transferimin e Lukakut