Sporti

Interi, nënkampion i Italisë – Atalanta e Lazio mbyllin top-katërshen në Serie A

08/01/2020 22:47
nga:M K

Janë mbyllur para pak çastesh ndeshjet kryesore të javës së fundit në Serie A.

Interi ka fituar në udhëtim te Atalanta me rezultat të pastër, 0-2, derisa me diferencë të njëjtë golash por me një sosh të shënuar, Juventusi është mposhtur nga Roma, përcjell GazetaBlic.

Napoli fitoi ndaj Lazios 3-1, për ta lënë këtë të fundit në vend të katërt në renditjen përfundimtare, kurse Milani vazhdoi formën e jashtëzakonshme, duke përmbyllur sezonin me fitore të pastër prej 3-0 ndaj Cagliarit.

Nesër në program janë pesë ndeshjet e fundit të edicionit 2019/2020, ndërsa pritet të mësohet vetëm edhe skuadra e tretë që do të largohet nga elita, për shkak se gjithçka tjetër, veçse është kuptuar tashmë.

/GazetaBlic/

08/01/2020 21:39

Ibrahimovic humb penalltinë, Roma përmbys Juventusin në fund të pjesës së parë