Sporti

Interi në grupin e vdekjes?

08/29/2019 09:13
nga:M K

Tashmë janë mësuar të gjitha skuadrat pjesëmarrëse të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri.

Ekipet janë ndarë në katër vazo, derisa sot do t’i mësojnë tre kundërshtarët e grupit, me të cilët do të përballen me sistemin vajtje-ardhje, shkruan GazetaBlic.

Siç ka paralajmëruar shtëpia numër një e futbollit evropian, UEFA, shorti do të hedhet nga ora 18:00, ndërsa vendi është Monaco.

Duke u bazuar në vazot e ndara, gjasat më të mëdha për grupin e vdekjes do t’i ketë Interi, që pozicionohet në të tretën, që do të thotë se dy skuadrat e para do të jenë tejet të forta.

Grupi i ‘vdekjes’:

Liverpool

Real Madrid

Inter

Leipzig

/GazetaBlic/

12/13/2019 23:38

Giroud afër Interit?