Sporti

Interi merr një lajm të madh para ndeshjes kundër Milanit

10/11/2018 10:13
nga:M K

Pas pushimit të kombëtareve do të rikthehen sërish ndeshjet në kampionatet elitare evropiane.

E padyshim se vëmendja do të jetë në Apenine, aty ku do të zhvillohet derbi lokal i qytetit të modës, Inter-Milan, shkruan GazetaBlic.

Por zikaltërit kanë marrë një lajm të madh para sfidës më të rëndësishme në këtë gjysëm sezon, pasi po luajnë kundër rivalit të drejtëpërdrejtë për vendin e katërt.

Mesfushori fantastik i neroazzurëve, Marcelo Broazovic pritet që të ulet në tavolinën e negociatave me drejtuesit e klubit për të biseduar lidhur me rinovimin e kontratës.

Mbetet të shihet javëve të ardhshme nëse do të ketë diçka më konkrete sa i përket kësaj çështjeje, kurse ne do t’iu raportojmë për ç’do ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

12/13/2018 20:55

Haziri: Qeveria po del të jetë mosmirënjohëse ndaj BE-së