Sporti

Interi me rikthim senzacional, kryesues… të paktën deri nesër

11/09/2019 19:54
nga:M K

Interi ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme, dhe sërish me rikthim.

Përderisa mysafirët nga qyteti i dashurisë, Verona, ishin duke udhëhequr pas pjesës së parë, zikaltërit “shtrënguan dhëmbët” dhe u rikthyen më të fortë se kurrë, shkruan GazetaBlic.

Fillimisht Vecino barazoi në minutën e 65’të, para se 18’të minuta më vonë, gjegjësisht në të 83’tën, Barella realizoi një super-gol, që në fund doli të jetë i fitores.

Me këto tre pikë, djelmoshat e Contes kryesojnë Serinë A, të paktën deri nesër, kur Juventusi e pret Milanin. Interi tani ka 31 pikë, kurse Verona mbetet në 15’të sosh.

Xhiron e ardhshme, skuadra nga qyteti i modës udhëton drejt Torinos për t’u përballur me skuadrën me po të njëjtin emër, derisa Verona në “Marc Antonio Bentegodi” e pret Fiorentinën.

/GazetaBlic/

11/09/2019 19:28

Interi rikthehet në lojë, barazon rezultatin ndaj Veronas