Sporti

Interi me ëndrra të mëdha, 40 milionë i ofron për Rakiticin

04/06/2019 09:56
nga:Ideal

Gjigantët e Serie A, thuhet se ende po ëndërrojnë të nënshkruajnë me yllin e Barcelonës, Ivan Rakitic në afatin kalimtar të transferimit në verë.

Kroati ka një kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2021 dhe thuhet se pala spanjolle nuk do të ripërtërijë marrëveshjen e tij, shkruan GazetaBlic.

Kjo do të thotë se ata do të duhet të ‘heqin qafe’ atë në verë për të fituar vlerën maksimale me rritje çmimi.

“La Repubblica” deklaron se ëndrra e Interit është që Rakitic të luajë për ta, ndërkaq shuma më e madhe që mund ta paraqes skuadra e Interit për Rakitic është vetëm 40 milionë euro.

/GazetaBlic/

10/19/2019 16:05

Notat e futbollistëve: Eibar – Barcelona