Sporti

Interi i shokuar me rinovimin e Dzekos

08/17/2019 11:09
nga:M K

Ka qenë njëra nga temat më të përfolura të afatit kalimtar.

Fjala është për futbollistin boshnjak të Romës, Edin Dzeko, i cili dje edhe zyrtarisht vazhdoi kontratën me gjallorosët, shkruan GazetaBlic.

Interi shpresonte që ta transferonte përfaqësuesin nga Ballkani, madje duke e shfrytëzuar si formë e shkëmbimit me Icardin, megjithatë tani çështja është kthyer në zero.

Kjo pasi, Icardi ka mbetur pezull, pas largimit nga gara të klubit romak. Tani, vetëm Napoli e Juventus janë në garë për t’i siguruar shërbimet e argjentinasit, të cilin zikaltërit dëshirojnë ta largojnë sa më shpejtë që është e mundur.

Gjithsesi, gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë diçka më konkrete sa i përket të ardhmes së sulmuesit dhe ish-kapitenit të Interit, që sipas mediave nga gadishulli Apenin, ka shpresa të mëdha të kalojë në San Paolo, pasi Ancelotti ditëve të fundit ka qenë tejet i interesuar për situatën e Mauritos.

/GazetaBlic/

10/20/2019 14:25

7 gola dhe spektakël në “Mapei”, Interi fiton dramën ndaj Sassuolos