Sporti

Interi heq dorë nga Icardi vetëm me një kusht, mësoni cili është ai

08/14/2019 16:12
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për të ardhmen e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, shkruan GazetaBlic.

Argjentinasi sipas të gjitha gjasave do të largohet nga “Giuseppe Meazza”, megjithatë skuadra e tij aktuale, ka një kusht për të hequr dorë nga ai.

Zikaltërit do ta largojnë Icardit me të vetmin synim, pra nëse Dybala zbarkon në qytetin e modës.

Disa skuadra janë të interesuara për t’i siguruar shërbimet e përfaqësuesit ameriko-latin, por me Juventusin, që mbetet në “pole-position”.

Ende ka shansa për një shkëmbim eventual, përkundër faktit se Dybala në të kaluarën ka refuzuar kalimin në Milano.

Fundjava pritet të jetë vendimtare sa i përket kësaj çështjeje, kurse ne do t’iu njoftojmë për çdo risi.

/GazetaBlic/

09/03/2019 22:00

Icardi u largua nga Interi, por befason me veprimin e fundit