Sporti

Interi eliminohet nga Europa League, Arsenal rikthen rezultatin dhe kualifikohet!

03/14/2019 22:56
nga:Lorik J

Skuadra e Interit është eliminuar nga Europa League.

Frankfurt ka mposhtur Interin në ‘San Siro’ me rezultatin 0-1, për të kaluar në çerekfinale të Europa Leagues, përcjell GazetaBlic.

Ka mjaftuar goli i sulmuesit serb, Luka Jovic që skuadra e Interit të përshëndetet nga Europa League dhe Frankfurt të prekë çerekfinalen.

Në anën tjetër, në ‘Emirates’, skuadra e Arsenalit ka përmbysur rezultatin ndaj Rennesit – pasi ka mposhtur ekipin francez me rezultatin 3-0.

Aubameyang realizoi dy gola dhe Niles një për skuadrën e Emery. Arsenal u kualifikua në çerekfinale falë rezultatit të përgjithshëm 4-3.

/GazetaBlic/