Sporti

Interi e kërkoi Vidalin, vjen përgjigjia e Barcelonës

08/01/2019 14:06
nga:M K

Njihet si futbollist që i ndërron shpesh skuadrat.

Fjala është për kilianin, Arturo Vidal, i cili po kërkohet me ngulm nga Interi, shkruan GazetaBlic.

Kjo pasi, Conte e pëlqen tejmase futbollistin dhe do të dëshironte sërish ta kishte nën urdhërat e tij.

Por, me të dëgjuar për interesimin e zikaltërve ka ardhur edhe përgjigjia e Barcelonës.

Katalunasit nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga përfaqësuesi ameriko-latin, kështu që i’a kanë bërë me dije klubit nga qyteti i modës që të përqendrohet diku tjetër.

Mbetet të shihet se cili do të jetë synimi tjetër i kampionëve të 18-fishtë italianë.

/GazetaBlic/

11/09/2019 19:54

Interi me rikthim senzacional, kryesues… të paktën deri nesër