Sporti

Interi dorëzohet në luftën për Modric, kërkon bashkëkombasin e tij

02/18/2019 16:03
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për skuadrën italiane, Inter, e cila po mendon seriozisht për merkaton e verës, shkruan GazetaBlic.

Edhe pse tash e një kohë të gjatë neroazzurët janë vënë pas Luka Modric, si duket kjo pistë do të dështojë, pasi futbollisti pritet ta pranojë ofertën e re të Florentino Perez.

Ndërkaq, edhe drejtuesit e klubit zikaltër nga qyteti i modës nuk po qëndrojnë duarkryq.

Tani nën radar kanë bashkëkombasin e Modric, Ivan Rakitic. Ky i fundit sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Barcelona, por ende mbetet në mëdyshje e ardhmja e tij.

PSG-ja u përmend si opsion i mundshëm, por si duket hyrja në garë e Interit pritet të ndryshojë shumëçka.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin e Qershorit, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

10/20/2019 14:25

7 gola dhe spektakël në “Mapei”, Interi fiton dramën ndaj Sassuolos