Sporti

Interi afër yllit të Udineses për të cilin është i interesuar edhe Milani

03/17/2020 20:59
nga:M K

Interi po mendon për edicionin e ri.

Përkundër faktit se zikaltërit janë ende në garë për titull këtë sezon, drejtori sportiv Marrota po synon që t’i krijojë kushte më të favorshme Contes për synime të tjera, përcjell GazetaBlic.

Siç shkruan TuttoSport, synimi kryesor i neroazzurëve është mesfushori fantastik i Udineses, Rodrigo De Paul.

Për të, tash e një kohë të gjatë është i interesuar edhe Milani, megjithatë duket se projekti i Interit do ta bind lojtarin fantastik të friulianëve.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në verën e këtij viti.

Ajo që është e rëndësishme, kampionati në Serie A rikthehet në Maj, ndërsa mbyllet në fund të Qershorit, aty ku Interi synon që deri në fund të luftojë për Scudetto, trofe që i mungon tash e një dekadë.

/GazetaBlic/

05/22/2020 14:45

Ndërron jetë ish-trajneri i Interit