Sporti

Interi 100%! Zikaltërit shënojnë edhe fitoren e tretë në po aq ndeshje

09/14/2019 22:44
nga:M K

Ka mjaftuar goli i Sensit në minutën e 44-të për tri pikë të reja dhe vendin e parë në Serie A.

Interi ka mposhtur Udinesen me rezultat minimal, por që mjaftoi për të vazhduar serinë pozitive, shkruan GazetaBlic.

Nga tre ndeshje deri më tani, djelmoshat e Contes kanë shënuar tre fitore, për të arkëtuar kështu nëntë pikë.

Javën e ardhshme pritet ta kenë testin e parë serioz këtë edicion, pasi do ta luajnë derbin “Della Madoninna” ndaj rivalit të qytetit, Milan.

/GazetaBlic/

10/23/2019 19:47

Formacionet zyrtare: Inter – Dortmund