Sporti

Interesim i jashtëzakonshëm për derbin Tirana – Partizani, ja sa bileta janë shitur deri tani

02/27/2020 09:04
nga:Mergim Rreci

Interesim i jashtëzakonshëm për derbin numër 156-të të kryeqytetit në historinë e futbollit shqiptar.

Shitja e biletave për sfidën e të premtes në Air Albania mes Tiranës dhe Partizanit po ecën me ritme shumë të larta. Nga sa mësohet deri tani janë shitur plot 14 mijë bileta kur duhen edhe dy ditë nga zhvillimi i sfidës, përcjell GazetaBlic.

Me siguri ky takim do të kalojë derbin e fazës së dytë që u luajt po në Air Albania ku ishin të pranishëm 19 mijë e 32 tifozë.