Lajme

“Interesant” – Feraj i kritikon pak votuesit kosovarë

11/15/2021 14:49
nga:Gazeta Blic

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, ka bërë një status qortues në profilin e tij në Facebook duke përbaltur në mënyrë të paparë kundërshtarët politikë me një gjuhë të rëndë.

Ai ka fyer edhe votuesit kosovarë, duke i konsideruar si “haraçxhi, të korruptuar” dhe “shitës territoresh të republikës” partitë që fituan zgjedhjet e 17 tetorit dhe balotazhet e 14 nëntort

“Zgjedhësit në Kosovë nuk e ndëshkuan arrogancën në nivel nënrepublikan, spese në shumicë u votua për arrogancën më të madhe e më jetëgjatën: atë të regjimit të vjetër,” – shkruan z. Feraj, përcjell Periskopi.

Më tej, Feraj shtron tezën e tij se Kosova në fakt nuk ka qenë e vjedhur por e grabitur

Nuk dihet nëse në këto fjali e Ferajt po dënon edhe arrogancën e vet Vetëvendosjes.

Statusi i plotë:

Interesant:

Zgjedhësit në Kosovë nuk e ndëshkuan arrogancën në nivel nënrepublikan, spese në shumicë u votua për arrogancën më të madhe e më jetëgjatën: atë të regjimit të vjetër.

Interesant:

Nuk kemi qenë të vjedhur, por të grabitur. Sepse hajni ka frikë se mos kapet, ndërsa grabitësi merr me forcë (institucionale-shtetërore) atë që dëshiron. Haraçet, korrupsioni dhe shtija e territoreve të republikës, vetes dhe shteteve fqinj, nuk u bënë hajnisht por dhunshëm, me dhunën e shumicës.

Interesant:

Në shumicë u votua arroganca e korrupsionit, kundër arrogancës së antikorrupsionit.

Arrogancë për arrogancë, u parapëlqy ajo më e madhe, ajo e ushtruar nga mjeshtrit e saj.

Arroganca mbrëmë hodhi vallen e fitores dhe pëlqimit masiv të saj!

Votuesi në Kosovë e fal arrogancën, me kusht wë të jetë vërtetë arrogancë!