Sporti

Inter triumfon me përmbysje të madhe ndaj Torinos, Sassuolo befasia e madhe në Serie A

11/22/2020 17:02
nga:Mergim Rreci

Inter ka triumfuar në një ndeshje të çmendur ndaj Torinos në Serie A.

Rezultati përfundimtar ishte 4 me 2, pas një përmabysje nga 0 me 2 që ishte në të mirë të Torinos, shkruan GazetaBlic.

Zaza dhe Ansaldi shënuan për epërsinë 0 me 2 të Torinos, kurse Lukaku dy herë, Sanchez një herë dhe Martinez në fund të ndeshjes shënuan për Interin.

Pas kësaj fitore , Interi renditet në vendin e 5-të me 15 pikë, kurse Torino në vendin e fundit ame 5 pikë.

Sassuolo nuk ka të ndalur në anën tjetër dhe është befasia e madhe e këtij kampionait. Sassuolo triumfoi 0 me 2 ndaj Veronas dhe mori përkohësisht vendin e parë.