Sporti

Inter – Milan, Moratti jep parashikimin e tij

10/11/2018 18:20
nga:Lorik J

Një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit evropian zhvillohet pas ndeshejve të kombëtareve.

Inter dhe Milan do të takohen me 21 tetor në San Siro, në kuadër të xhiros së nëntë të Serie A, shkruan GazetaBlic

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti pasqyroi fillimin e sezonit nga të dyja skuadrat dhe foli për derbin e madh.

“Në fillim pashë një shenjë negative dhe nuk ishte i qartë se sa kohë mund të zgjaste, por skuadra reagoi me karakter. Kthimi i golave të Icardi është shumë e rëndësishme, ai është një finalizues i madh”, tha fillimisht Moratti.

“Milan po bën mirë, Interi ka treguar gjithashtu shenja të mira në Ligën e Kampionëve. Derbi do të jetë i fortë dhe të luhet një lojë shumë e ashpër dhe interesante”, përfundoi Moratti.

/GazetaBlic/