Sporti

Inter ka 3 alternativa për sulmin nëse ikën Lautaro Martinez

02/27/2020 08:46
nga:Mergim Rreci

Nëse Lautaro Martinez largohet nga Interi me destinacion Barcelonën verën e ardhshme, zikaltërit kanë piketuar 3 emra të rëndësishëm.

I pari në listë është Pierre Emerick Aubameyang, sulmuesi i Arsenalit i cili ka statistika shumë të mira gjatë sezoneve të fundit, një emër tjetër është ai i Timo Werner i Leipzig, por gjermani është në bisedime të avancuara me Liverpoolin, përcjell GazetaBlic

Ndërkohë nuk përjashtohet as Anthony Martial i Manchester United që është një preferencë e vjetër e drejtuesve zikaltër.

Por dëshira e madhe e trajnerit Conte është që në Inter ta mbajë sulmuesin momental Lautaro Martinez i cili nën urdhërat e tij ka shkëlqyer me fanlleën zi e kaltër.