Sporti

Inter dhe Barcelona në garë për Aubameyang

01/01/2020 17:09
nga:Lorik J

Inter është gati të garojë me skuadrën spanjolle, Barcelona për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, sipas Daily Mail.

Gabonezi ka qenë në formë të mirë me skuadrën londineze, mirëpo raportohet se është i pakënaqur me ambiciet e klubit, përcjell GazetaBlic.

Barcelona ishte e gatshme të përfitonte nga situata duke bërë pritur për një ofertë për sulmuesin në verë, kur ai do të ketë vetëm 12 muaj të mbetura në kontratën e tij aktuale.

Inter gjithashtu janë të interesuar të transferojnë sulmuesin dhe do të garojnë me klubin katalunas në verën e vitit 2020.

Aubameyang ka qenë në Arsenal që nga janari i vitit 2018 kur u transferua nga klubi gjerman, Borussia Dortmund.

/GazetaBlic/