Showtime

Inteligjente, e suksesshme dhe e bukur! Ish Mis Peja, maturantja me e bukur vitit 2019!

05/20/2019 17:21
nga:L H

Viti 2017 ishte viti kur Qyteti i Pejës vendosi të kurorëzoj më të bukurën e këtij qyteti Erza Jusaj-in, vajza e biznesmenit kosovar z. Shkelzen Jusaj pronar i Petrol Company dhe i rrjetit të restoranteve Be Happy.

Erëza Jusaj përpos bukurisë që e ka të trashëguar, Erëza ka aftësi dhe për modelizëm, edhe pse rrallë dhe pa kompensim ka merr pjesë në disa sifalta të ndryshme për emra të njohur në Kosovë, po ashtu edhe shumë pjesëmarrje në reklama të ndryshme televizive.

Erëza Jusaj kishte pranuar ftesë për të marrë pjesë në garën e Miss Universe, mirëpo Erëza ende nuk i kishte mbushur të 18-at, i cili ishte kriter obligativ për të marrë pjesë në këtë garë bukurie.

Erëza Jusaj në mbrëmjen e së shtunës ka mahnitur të gjithë të pranishmit të cilët shoqëruan maturantët e “Mehmet Akif” në parakalimin e tyre në Prishtinë.

Maturantja që mori vëmendjen e të gjithëve ishte Erëza Jusaj me bukurinë sajë, me një fustan shumë të rrallë dhe mahnitës të punuar nga duart e arta të Afërdita Noberda, e pamundur ishte tu iknim edhe detajeve të cilat Erëza ju kishte dhënë rëndësi si këpucët të markës Dolce&Gabbana, çanta “Miu Miu” dhe bizhuteria e sajë shumë unike.

17 vjeqarja Erëza Jusaj rrjedhë nga një familje biznesmenësh shumë të suksesshëm, të cilët njihen si familje shumë e ndershme dhe shumë e respektuar.
Bukuria e sajë dhe vijat trupore nuk duan shumë koment, në fotografitë që ka publikuar Erëza në rrjetet sociale shihet se padyshim asaj i takon epiteti si “Maturantja e vitit 2019”.

Më poshtë mund të shikoni disa nga fotografitë e Erëza Jusaj-t nga mbrëmja e maturës