Lajme

“Intelektualët” e PDK-së bien nga “froni” i nënkryetarëve: Këto pozita do t’i mbajnë Hajredin Kuçi e Enver Hoxhaj

01/22/2020 16:23
nga:Gazeta Blic

Dy nga njerëzit më me ndikim të PDK-së, Enver Hoxhaj e Hajredin Kuçi që për vite të tëra mbanin pozitat e nënkryetarëve të partisë, nga sot kanë rënë një “rang” më poshtë, shkruan Gazeta Blic.

“Intelektualët” e PDK-së që njihen në këtë parti dyshja Kuçi- Hoxhaj, nga sot do të udhëheqin departamente të caktuara.

Ish- bashkëpunëtori më i ngushtë i Hashim Thaçit, Hajredin Kuçi do të jetë udhëheqës i Departamentit për Politika Programore.

Ndërkaq, ish- zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj do të jetë udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Për më shumë ndiqeni pozitat e reja në PDK:

Uran Ismaili – Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së;

Agim Aliu, nënkryetar;

Shaqir Totaj, nënkryetar;

Abelard Tahiri, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Organizative;

Betim Gjoshi, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Elektorale;

Blerand Stavileci, Drejtor Ekzekutiv i partisë;

Hajredin Kuçi, udhëheqës i Departamentit për Politika Programore;

Enver Hoxhaj, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare;

Elmi Reçica, udhëheqës i Departamentit për Çështje të Diasporës;

Sami Lushtaku, udhëheqës i Departamentit për Vlera të Luftës;

Xhavit Haliti, udhëheqës i Departamentit për Grupe të Interesit;

Migjen Kelmendi, udhëheqës i Departamentit për Media dhe Rrjete Sociale;

Muzafer Shala, udhëheqës i Departamentit për Rini dhe Inovacion;

Safete hadërgjonaj, udhëheqëse e Departamentit Financa dhe Anëtarësi;

Bajrush Xhemajli, Udhëheqës i Depertamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët;

Blerta Deliu-Kodra, udhëheqëse e Departamentit Çështje Gjinore.

 

PDK “shpik” pozita: Kush do të jetë Drejtor Ekzekutiv i partisë së Veselit?! Pozitë interesante ka edhe Xhavit Haliti!

02/14/2020 11:38

Hoxhaj: Lajm i shkëlqyer që Vuqiç e Thaçi kanë rënë dakord për hekurudhat dhe autostradat