Sporti

Intelektualët e ‘kallin’ qytetin e Gjilanit, gati për Superkupën e Kosovës

08/12/2018 21:51
nga:Lorik J

Drita – Prishtina, është Superkupa e Kosovës në futboll që do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00, në stadiumin e kryeqytetit, ‘Fadil Vokrri’.

Dy skuadrat që do të përballen nesër në ndeshjen e Superkupës, Drita dhe Prishtina, sonte në mbrëmje, kanë kryer stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Para këtij ballafaqimi ka pasur shumë spekulime se ‘Intelektualët’ nuk do të udhëtojnë në Prishtinë – por kjo nuk është aspak e vërtetë.

Tifozët e zjarrtë të FC Dritës, ‘Intelektualët’ kanë filluar përgatitjet për Superkupën e nesërme. Tifozët nga Gjilani kanë mbajtur sot një mbledhje nga ora 21:00 në stadiumin e qytetit – para duelit për Superkupen e Kosovës.

‘GazetaBlic’ ka siguruar një video të tifozëve – të cilët mezi presin që të udhëtojnë për të përkrahur kampionin e Kosovës në sfidën e fundit para fillimit të sezonit të ri të Superligës.

Interesimi për këtë ndeshje është i jashtëzakonshëm nga të dyja tifozeritë. ‘Intelektualët’ do të vendosën në veri, kurse ‘Plisat’ në jug të stadiumit.

/GazetaBlic/

12/17/2018 00:16

Pas Haradinajt, edhe Bërnabiq shkon në Bruksel