Sporti

Iniesta del kundër Messit: Neymar mund të transferohet në Real Madrid, nuk më intereson

05/17/2018 13:55
nga:Lorik J

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta beson se Neymar mund të transferohet në skuadrën e Real Madridit.

Por ndryshe nga Lionel Messi, Iniesta nuk ishte aq i pakënaqur me këtë ide, shkruan GazetaBlic

Iniesta e vlerësoi shumë Neymarin dhe nuk mendon se Barcelona duhet të mërzitet nëse ai kalon tek madrilenët.

“Neymar është një nga lojtarët më të rëndësishëm në futbollin aktual dhe nëse Real Madridi e transferon atë që do të ishte mirë për ta, sepse ai është një nga ata që mund të çbllokojë ekipet kundërshtare”, tha fillimisht Iniesta.

“Nuk mendoj se Barça duhet të mërzitet nëse kjo ndodhë”, përfundoi Iniesta.

Ndryshe nga Iniesta, Messi para disa dite theksoi se do të ishte një shok për Barçën nëse kjo ndodhë.

“Do të ishte e tmerrshme në qoftë se Neymar transferohet në Real Madrid. Neymar ishte i rëndësishëm për Barcelonën, ai fitoi tituj të rëndësishëm, do të ishte një goditje shumë e madhe për ne”, tha Messi.

Neymar ka deklaruar se aktualisht nuk po merret me vendimet për të ardhmen e tij, por është i koncentruar që të rikthehet sa më shpejtë në fushën e lojës dhe t’i ndihmojë Brazilit në Kupën e Botës.

/GazetaBlic/

07/24/2018 10:54

Këpucët e Iniestas marrin vëmendje të madhe në debutimin e lojtarit në Japoni