Cool

Infermieri shpërthen në lot, nuk mund ta përqafojë sapo kthehet nga puna djalin e tij për shkak të koronavirusit

03/30/2020 19:58
nga:N S

Një video prekëse tregon infermierin në Arabinë Saudite duke qajtur, pasi ai është i detyruar të refuzojë përqafime nga djali i tij pasi kthehet nga puna, për shkak të frikës së transmetimit të koronavirusit.

Infermieri, Naser Ali Al-Shahrani, i cili punon në një spital në Rijad, sapo kishte arritur në shtëpi në kohën kur ishte realizuar videoja, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Pamjet tregojnë djalin e vogël, të quajtur Mohamed, duke vrapuar drejt babait të tij krahëhapur.

Por, pa ndonjë sqarim shtesë, ai e detyron djalin e tij të ndalet.
Vogëlushi i hutuar më pas qëndron larg Al-Shahranit, derisa infermieri mbështetët në këmbët e tij dhe fillon të qajë.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë ngjarjen emocionuese:

03/22/2020 22:07

Infermieri pranë pacientëve me COVID-19, qe dy javë pa takuar familjen: Kur e dimë misionin tonë aspak s’është punë e lodhshme