Lajme

Infermieri pranë pacientëve me COVID-19, qe dy javë pa takuar familjen: Kur e dimë misionin tonë aspak s’është punë e lodhshme

03/22/2020 22:07
nga:Norë Kelmendi

Në Klinikën Infektive janë dhjetëra pacientë të infektuar me koronavirus nga 33 sa është gjithsej numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë.

Infermieri Fitim Havolli tha se në Klinikën Infektive gjithmonë ka pasur epidemi të ndryshme, por tash nga kjo epidemi pandemi e shpallur ka bërë që të punojnë edhe më tepër që të mos i lënë asnjëherë pacientët vetëm.

“Fatmirësisht të gjithë pacientët janë mirë, po i përmbahen rekomandimet dhe ne me kënaqësinë më të madhe po u shërbejmë, pa pas frikë pa panik e me kujdes të shtuar, sipas rekomandimet që po na japin edhe IKSHPK edhe të tjerët. Kur e dinë me çfarë misioni në aspektin moral e profesional aspak nuk është e vështirë e lodhshme, por përkundrazi jemi shumë të kënaqur dhe do t’u ndihmojmë deri në fund dhe jam i bindur se do ta mposhtim këtë koronavirus i cili vërtetë po i shohim edhe vendet e tjera që i ka prek.Çka duhet me thënë është se shembujt e shteteve të tjera, sidomos të Italisë kemi pas një kujdes të mrekullueshëm në kujtimin e protokollit të punës brenda duke mos pasur kontakte me ata që asistojnë brenda, në mënyrë që të ruhet edhe stafi për shkak se në Itali ka pas jashtëzakonshëm të infektuar edhe nga stafi”, tha Havolli në Dukagjin.

Tutje ai shtoi se në rast se infektohen edhe stafi duke marrë parasysh edhe mungesën tonë do të ketë problem si t’ia dalim ballë edhe të sëmurëve .

“Kujdesi jonë përveç që është edhe për pacientët është edhe për neve brenda dhe deri tani jemi jashtëzakonisht mirë t’u shku e deri në këto momente i gjithë stafi në Klinikën Infektive është shëndoshë e mirë, duke iu falënderu Zotit, punës e kujdesit por edhe pajisjeve të cilat po shihni që i kemi për këto momente të mjaftueshme për t’u përballur me këta të sëmurë.Falënderojë infermierët, mjekët të gjithë të cilët për asnjë moment edhe punëtorët e sigurimit që kanë bërë punën por edhe në gjithë Kosovën kudo që janë infermierët dhe mjekët i falënderojmë për angazhimin e tyre të pandërprerë për t’u përballur me këtë sëmundje.Poashtu një apel për të gjithë qytetarët që të sillen komplet sipas rekomandimeve dhe thirrjeve që po i bëjnë për të mirën e familjeve tona, e baballarëve, gjyshërve duke marrë parasysh se mosha e shtyrë mund të ketë probleme”, shtoi ai.

Madje infermieri tha se deri tani të gjithë pacientët në këtë repart janë shëndoshë e mirë, dhe uroj që këta ta mposhtin dhe po ecim përpara.

“Unë nga dita e parë e konfirmimit të parë në Kosovë kam qenë kujdestar dhe mesazhi që është dhënë që ne do e mposhtim. I kam lutur familjen nga dita e parë që të ndahemi derisa të kalon kjo periudhë dhe nesër po futemi në ditën e 12-të edhe dy ditë do ta shohim, besoj se shëndosh e mirë janë”, përfundoi infermieri Havolli.

05/17/2020 12:36

Katër persona të prekur me koronavirus, në gjendje të rëndë