Lajme

Infektologu Sadiku thotë se po hyjmë në një periudhë që e favorizon përhapjen e Covid 19

09/27/2020 22:41
nga:Sh Xh

Infektologu, Izet Sadiku tha se rënja e rasteve me Covid 19 nuk guxon të krijojë kënaqësi dhe sjellje të papërgjegjshme.

Sadiku tha se tani po hyjmë në një periudhë që e favorizon përhapjen e virusit Korona.

Ato që e favorizojnë janë: paraqitja e gripit sezonale që e komplikon situatën rreth dignostifikimit më tê shpejt, lirimi i masave dhe qëndrimi i njerëzve na hapsira të mbyllura errit mundësin per bartje së sëmundjes.

Ky është postimi i tij i plotë:

COVID19- si duhet ecur më tutje
Kosova në ditët e fundit ka shënuar rënje te rasteve me COVID19.
Kjo është si pasojë e masave që ka marre qeveria për parandalimine COVID19 dhe angazhimi i qytetarëve në respektimin e masave nga ana e qytetarëve.
Por kjo situatë nuk guxon të krijoj knaqësi dhe të sillemi papërgjegjëshëm.
Tani po hym ne nje periudhe e cila e favorizon përhapjen e COVID19 si :
🦠paraqitja e gripit sezonale që e komplikon situatën rreth dignostifikimit më tê shpejt ,
🦠lirimi i masave dhe
🦠qëndrimi i njerëzve na hapsira të mbyllura errit mundësin per bartje së sëmundjes.
Për këtë arsye duhet një anahzhim i të gjithëve, i qytetarëve dhe i institucioneve me qëllim që të mbajm numrin e vogel të rasteve dhe kështu bashkarishtë të shpëtojmë jetë.
Në këtë ballafaqim, rolin primar duhet ta mbajnë profesionistët shëndetësor e në asnjë mënyrë nuk duhet politikanët të dalim para profesionistëve shendetësor.
#mbajemasken#mbajedistancen#mbajehigjenen.

COVID19- si duhet ecur më tutjeKosova në ditët e fundit ka shënuar rënje te rasteve me COVID19.Kjo është si pasojë e…

Publiée par Izet Sadiku sur Dimanche 27 septembre 2020

10/19/2020 08:30

​Si mund të ndikojë pandemia e koronavirusit në grip? Ekzistojnë dy skenarë