BLIC.TV

Infektologu kosovar për Koronavirusin: Kosova me rrezikshmëri të ulët, s’ka vend për panik

01/29/2020 12:52
nga:Y I

Doktori infektolog në QKUK, Valbon Krasniqi në intervistën e javës në “Gazeta Blic” ka treguar se si një person mund ta kuptojë se është prekur nga Koronavirusi.

Ai ka treguar simptomat e para të shfaqjes së këtij virusi.

“Sikur të gjithë viruset e tjera që prekin organet e frymëmarrjes edhe infeksioni me këtë virus manifestohet me temperaturë të lartë, kokëdhimbje, shkuarje të hundëve, me faringjit me vështirësi në frymëmarrje dhe me ndjenjën e të qenit të sëmurë. Këto janë simptomat e para që mund t’i ketë një person që është prekur nga Koronavirusi.

Tutje doktor Krasniqi ka treguar se sa është Kosova e rrezikuar nga ky virus.

“As Kosova dhe as ndonjë shtet tjetër nuk mund të themi se është e kursyer nga mundësia e përhapjes e këtij virusi dhe as nga ndonjë virusi tjetër që mund të përhapet në rrugë arogjene. Mirëpo ende ky virus ka nevojë të studiohet. Ajo që tani po dihet është se personat mund ta kenë këtë virus nga 2 deri në 2 javë derisa të shfaqin simptomat .Sidoqoftë ka ende shumë për tu ditur për këtë virus. Ne jemi në shkallën e rrezikut të ulët sa i përket kësaj sëmundjeje por gjithsesi duhet të jemi vigjilent. Deri tani në Klinikën Infektive nuk kemi asnjë rast të dyshuar që është prekur nga ky virus dhe askush nuk ka ardhur të kërkojë ndihmë shëndetësore me simptoma të këtij virusi” tha doktor Krasniqi për Gazeta Blic.

Virusi Korona – Intervistë me Dr. Infektolog, Valbon Krasniqi

Virusi Korona – Intervistë me Dr. Infektolog, Valbon KrasniqiGazetare: Yllka IsufiKamera: Arsim RexhepiMontazha: Jetmir Ibrahimi

Publiée par GazetaBlic sur Mercredi 29 janvier 2020