Lajme

Infektohet me Covid-19 një pjestare e familjes Trump

07/04/2020 20:30
nga:A. R.

Shtetet e Bashkuara shënuan një tjetër rekord infektimesh. 57.683 raste të reja u regjistruan atje brenda 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins. Në total numri I infektimeve shkon kështu në 2,78 milionë ndërsa vdekjet janë 129.405.

Mësohet se pozitive ka rezultuar edhe Kimberly Guilfoyle, e dashura e Donald Trump Jr, e cila është edhe pjesë e stafit të fushatës për rizgjedhjen e Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Lajmin e përcjell New York Times, I cili shton megjithatë se Guilfoyle nuk ka qenë së fundi në kontakt me Trump. Kurba e infeksionit po rritet në 40 nga 50 shtetet e SHBA-së. Rritja e rasteve të reja ka detyruar zyrtarët, veçanërisht në shtetet jugore dhe perëndimore, të ndalojnë ose të pezullojnë rihapjen e ekonomive të tyre.

Shtete të shumta kanë urdhëruar restorantet, baret dhe plazhet të mbyllen ose të kufizojnë kapacitetin, ne kohen kur vendi shënon 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së. Zyrtarët janë të shqetësuar se rastet mund të rriten edhe më shumë, pasi festimet e Ditës së Pavarësisë zakonisht shënohen përmes ahengjeve të ndryshme dhe udhëtimeve.