Lajme

Infektiva mbushet me pacientë me koronavirus – dy në gjendje kritike

07/01/2020 00:04
nga:A. R.

Infektologu Arben Vishaj ka bërë të ditur se sot në Klinikën Infektive janë shtrirë nëntë pacientë, ndërsa 70 pacientë të tjerë gjithsej, janë me oksigjenoterapi.

Veç tyre, Vishaj thotë se gjashtë pacientë janë në mjekimin intenziv e dy prej tyre në gjendje kritike.

Sipas IKSHPK numri i të vdekurve nga Covid-19 tashmë ka shkuar në 51, pasi dy prej pacientëve me Covid-19 ndërruan jetë sot.

”Sot për fat të keq ka ndërruar jetë një paciente në Klinikën Infektive, në ora 19:10, ka qenë paciente në moshën 83 vjeçare nga Komuna e Vitisë”.

”Ndërsa një pacient tjetër ka përfunduar literalisht nga pjesa e intenzivës e vendosur në Qendrën Sportive”, thotë ai.

Ai ka shtuar se çështja e testeve është në kompetencën e Institutit Kombëtar të Shëndetetit Publik dhe nuk kanë informacion se si qëndron procedura rreth sasisë së testimeve.