Sëmundjet që lidhen me sistemin nervor të trupit quhen sëmundje neurologjike. Sëmundjet neurologjike janë çrregullime që prekin sistemin nervor por gjithashtu mund të prekin edhe të gjitha sistemet e trupit, një ndër to është edhe goditja cerebrale ose infarkti cerebral. Për shkak të anomalive në strukturën elektrike të trurit, palcës kurrizore ose nervave mund të shkaktojnë shumë probleme.
Lidhur me këtë çështje, në një pronocim për GazetaBlic, u deklarua neurologu Besnik Goga, i cili tha se infarkti cerebral ndodh në rastin kur furnizmi me gjak në një pjesë të trurit ndërpritet ndjeshëm.
“Goditja cerebrale ndodh kur furnizimi me gjak në një pjesë të trurit ndërpritet ose reduktohet ndjeshëm, duke privuar indet e trurit nga oksigjeni dhe lëndët ushqyese. Kjo mund të çojë në dëmtim të qelizave të trurit brenda pak minutash. Si dhe infarkti cerebral ndahet në: Goditje Ishemike dhe Hemorragjike”, deklaroi ai.
Tutje, ai tregon për simptomat e goditjes cerebrale dhe paraqitjen e faktorëve të rrezikut të tij.
“Simptomat e goditjes ose infarktit cerebral përfshijnë dobësi ose mpirje të papritur të fytyrës, vështirësi në të folur ose në të kuptuar, probleme me shikimin me një ose të dy sytë, vështirësi në ecje, marramendje, si dhe dhimbje koke të fortë pa shkaqe të njohura”, tha ai.
“Kurse faktorët e rrezikut përfshijnë simptomat si tensioni i lartë i gjakut si faktori më i madh i rrezikut për goditjen cerebrale, prija e duhanit, dieta e pashëndetshme, diabeti, mungesa e aktivitetit fizik që mund të çojë në peshë, si dhe konsumi i alkoolit që rrit rrezikun e goditjes hemorragjike”, vazhdoi tutje Goga.
Po ashtu, ai tregon për trajtimin dhe parandalimin e goditjes ose infarktit cerebral tek njerëzit.
“Trajtimi rreth infarktit cerebral është trajtimi urgjent që ndryshe quhet jetik. Për goditjet ishemike përdoren trombolitikët për të shpërbërë mpiksjen, për goditjet hemorragjike mund të nevojitet kirurgjia për të ndalur gjakderdhjen. Kurse, parandalimi për infarktin cerebral përfshinë menaxhimin e hipertensionit, ndalimin e pirjes së duhanit, ushqime të pasura me fruta, aktivitete fiyike, si dhe menaxhimin e nivelit të sheqerit në gjak”, potencoi ai.
Më tej, Goga tha se pasojat e goditjeve cerebrale mund të jenë ndryshme dhe të variojnë nga të lehta deri te shumë të rënda, në varësi të zonës së trurit të prekur dhe shkallës së dëmtimit.
“Pasojat fizike si dobi ose paralizë që ndodh shpesh në njërën anë të rupit, probleme me ecjen dhe balancën, pasojat njohëse si problemet me kujtesën, vështirësi me vëmendjen dhe koncetrimin, probleme me vendimarrjen dhe koncentrimin si dhe vështiri në përceptimin e hapësirës dhe objekteve. Pasoja të tjera nga infarkti ose goditja cerebrale përfshijnë edhe pasojat emocionale dhe psikologjike si dhe pasojat e sjelljes”, u shpreh neurologu.
Goga tregon se rikuperimi i trurit pas një infarkti cerebral përfshin procese dhe praktika të ndryshme për të ndihmuar në rikthimin e funksionit të trurit pas një dëmtimi të marrë ose sëmundje. Ky rikuperim ose ndryshe neurorehabilitim ka disa lloje të tij.
“Rikuperimi i trurit pas një sulmi përfshin rehabilitim fizik me terapi fizike dhe profesionale, medikamente si përdorimi i barnave për të ndihmuar në menaxhimin e simptommave dhe për të nxitur rikuperimin e qelizave të trurit. Mbajtja e dietave dhe suplementet ushqimore, ndihma psikologjike dhe mbështetje si terapi me psikolog, si dhe angazhime ne aktivitete të përditshme”, theksoi ai.
Për në fund, neurologu tregon se goditjet cerebrale mund të prekin njerëz të çdo moshe, por rreziku rritet me kalimin e viteve.
“Rreziku i goditjes cerebrale rritet ndjeshëm pas moshës 55 vjeç shumica e rasteve ndodhin tek individët mbi 65 vjeç. Kurse tek të rriturit dhe të rinjtë mosha që preket tek ta është nga 20 deri në 40 vjeç, edhe pse më pak të zakonshme, por që ndodhin edhe në këtë grupmoshë. Tek adoleshentët dhe fëmijët e prekur goditjet cerebrale janë më të ralla por kur ndodhin janë shumë serioze. Si dhe goditjet cerebrale prekin edhe foshnjat dhe të posalindurit, mirëpo mund të ndodhin para, gjatë ose menjëherë pas lindjes”, përfundoi neurologu Besnik Goga./Gazeta Blic/