Lajme

India mund ta lë prapa SHBA-në në: ‘Ekonomitë më të forta në botë’

01/12/2019 23:44
nga:M K

Deri në vitin 2030, shtatë nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë do të jenë shtetet e cilësuara në zhvillim, sipas raportit më të fundit të firmës multinacionale bankare dhe financiare, Standard Chartered, me bazë në Londër.

Projeksioni afatgjatë tregon se India ka gjasa të bëhet më e fuqishme se SHBA, ndërsa Kina fqinje mendohet se do të vjedhë kurorën e ekonomisë më të fuqishme në botë (aktualisht e mbajtur nga SHBA), në vitin 2020.

Në të njëjtën kohë, Indonezia mund të futet në pesë ekonomitë e para.

“India ka të ngjarë të jetë forca kryesore, me rritjen e prirjes së saj që përshpejton deri në 7.8 për qind nga 2020-ën, pjesërisht për shkak të reformave të vazhdueshme, duke përfshirë futjen e një tarife kombëtare të mallrave dhe shërbimeve (GST) dhe Kodit të Falimentimit të Indianëve (IBC)”, shkruhet në raport, raporton rt.com.

GST, një nga reformat më të mëdha tatimore që do të zbatohet nga Delhi, u hodh në treg në vitin 2017. Masa synon thjeshtimin e regjimit të rëndë tatimor të vendit. IBC, nisur në vitin 2016, konsolidon ligjet e falimentimit në Indi.

Firma e Britanisë së Madhe vuri në dukje se plakja e popullsisë do të ketë një ndikim të rëndësishëm në rritjen globale, por India, e cila aktualisht renditet si ekonomia e gjashtë më e madhe në botë, do të mbetet e paprekur, pasi vendi ka grupin më të madh të të rinjve në botë. Gati gjysma e popullsisë indiane është nën moshën 25 vjeçare.

10/13/2018 15:11

Pas 21 vitesh takohen në miqësore dy shtetet më të mëdha të botës