Lajme

Incident në Hagë pak para fillimit të gjykimit të Radovan Karaxhiçit

03/20/2019 13:54
nga:A. R.

Në prag të shpalljes së aktgjykimit të shkallës së dytë dhe të të dënuarit të Hagës Radovan Karaxhiç, një incident ka ndodhur në oborrin e Gjykatës. Kur një anëtar i familjes së viktimave dhe përfaqësuesit e shoqatave boshnjake vendosën një flamur mbi të cilin e kanë krahasuar Radovan Karaxhiç me Adolf Hitlerin, njoftojnë mediat në Serbi, përcjellë Gazeta Blic.

“Radovan Karaxhiç – gjenocid, Adolf Hitler – holokausti”, shkruan në një flamur të vendosur në një gardh mbrojtës para godinës së gjykatës, kështu që policia ndërhyri duke i kërkuar atij që të hiqet.

RTRS nga Haga raporton se përfaqësuesit e Shoqatës së Nënës së Srebrenicës refuzuan ta bëjnë këtë.

Shihni videon:

 

 

 

 

06/16/2019 00:26

Babai i Unikut i dhuron për fëmijët e sëmurë paratë që nuk u shpenzuan për shërimin e djalit