• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Imri Ahmeti: Kandidimin për deputet s’e kam për ambicie personale por për të sjellë ndryshimin e nevojshëm në vend!

2 muaj më parë
nga:Y I

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, kandidon në zgjedhjet e 9 shkurtit për një ulëse në kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ai për dokumentarin “Expose” renditi arsyet se pse vendosi t’i hyjë kësaj gare.

“Në fakt kam hyrë në garë jo për ambicie personale, kam hyrë në garë për të sjellë një ndryshim të nevojshëm në vendin tonë. Duke qenë dëshmitar i rrjedhave të deritanishme dhe duke pare mënyrën e qeverisjes së vendit tonë, dhe duke pare këtë degradim të madh shoqëror, një polarizim të skajshëm, një stagnim ekonomik, një tendencë për izolim të marrëdhënieve ndërkombëtare që asnjëherë nuk kemi qenë në pikën më të ulët të raporteve tona, jo vetëm me SHBA-në dhe shtetet tjera mike që kanë ndihmuar vendin dhe shoqërinë tone për shtetësinë tonë të krijuar por edhe duke pare përjashtimet, penalizimet që kanë ndodh ndaj komunës tonë, natyrisht unë skam mund të mbetem indifferent dhe I kam hyrë kësaj gare për të sjellë një ndryshim të madhe dhe për të përfaqësuar qytetarët e Lipjanit.

“Qytetarët e Lipjanit natyrisht që më njohin gjatë sepse këtu kam jetu, këtu kam punu, këtu kam zhvilluar aktivitetin politik dhe pres një mbështetje të madhe nga qytetarët e Lipjanit por ajo që mund t’iu them se siç kemi punuar në Lipjan dhe siç e kemi sjellë ndryshimin e madh të Lipjanit sepse nga një komunë që dikur ishte krejt jashtë ‘ligës’, tani jemi komuna zakonisht në vendin e pare ose të dytë në çdo lloj matje të performances nga kushdo që e mat, Lipjani vlerësohet për një qeverisje jashtëzakonisht të mire. Vlerësoj se Kosovës i duhet një ndryshim I kesaj klime politike sepse ne nuk duhet të vazhdojmë me acarime mes nesh, me tendosje të raporteve, me polarizime të skajshme por na duhen punë konkrete për mirëqenien e qytetarë të Lipjanit” tha Ahmeti për dokumenatrin “Expose”.

Imri Ahmeti ka lindur 05.08.1964 në Torinë –Lipjanit, fshat në cilin jeton edhe aktualisht.

Ahmeti është kryetar i Lipjanit për tre mandate radhazi, duke filluar nga viti 2013.

Aktualisht është kryetar i degës së LDK-së në Lipjan, Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së dhe Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Imri Ahmeti kandidon në zgjedhjet e 9 shkurtit për deputet I Kuvendit të kosovës me numrin 7.

/Gazeta Blic/