Lajme

Imri Ahmeti i LDK-së jep detaje për formimin e Qeverisë me VV-në

10/27/2019 20:42
nga:Gazeta Blic

Zyrtari i LDK-së, Imri Ahmeti ka theksuar se nuk duhet të ketë vonesa në formimin e Qeverisë së re.

“Nuk duhet të ketë vonesa për formimin e institucioneve të reja në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ahmeti ka theksuar se pavarësisht dallimeve, nuk ka asnjë pengesë për krijimin e qeverisë së re në mes VV e LDK.

Në këtë intervistë për Epokën e Re, tha se VV e LDK do të ofrojnë qeverisje të mirë, efektive dhe pa korrupsion.

Sipas tij, Qeverinë e re e presin shumë sfoda, përfshirë këtu edhe dialogun me Serbinë.

Ai ka theksuar se deri më tani nuk ka marrëveshje për ndarjen e pushtetit.

Ndërkohë, gjatë ditës edhe vetë kreu i VV-së, Albin Kurti ka paralajmëruar formimin e shpejtë të Qeverisë së re./ Gazeta Blic

12/12/2019 00:09

“LDK e zuri në befasi Vetëvendosjen”